​Szunyog: Kuvendi i Kosovës të jetë më efikas

Aktuale

​Szunyog: Kuvendi i Kosovës të jetë më efikas

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 20:47
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog u bën thirrje deputetëve të Kuvendit të Kosovës që të angazhohen për reformat që e afrojë vendin me e Bashkimin Evropian. Në një intervistë ekskluzive për KosovaPress, ai thotë se puna e Kuvendit nuk është efikase sa duhet të jetë.

Szunyog thekson mungesën e vendimmarrjes në disa seanca për çka thotë se janë të interesuar të shohin reforma të cilat sipas tij janë edhe interes kombëtar.

“Një pjesë e madhe e legjislacionit nuk është kaluar që në leximin e parë apo pastaj është refuzuar në Kuvend, dhe mendoj që në përgjithësi do të dëshironim të shihnim reforma të cilat janë edhe itneres kombëtar pavarësisht a jen ë koalicion apo je në opozitë, mendoj që këtu është përgjegjësia e dy palëve dhe puna e Kuvendit nuk është aq efikase sa duhet të jetë. Kemi parë seanca mjaft të suksesshme në veçanti në periudhë ne korrikut dhe gushtit dhe më të vërtetë një pjesë e madhe e legjislacionit ka kaluar në atë periudhë por fatkeqësisht nuk ka vijuar në javët në vijim prap kemi parë polarizim dhe mungesë të kuorumit dhe mungesë të vendimmarrjes por shpresojmë që kjo të përmirësohet dhe Kuvendi të mund të jetë pjesë e kësaj lëvizje në drejtim të reformave që ofrojnë me bashkimin evropian”, ka thënë ambasadori i BE-së në Kosovë”, thotë ambasadori Szunyog.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat