Spahiu: Rama nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme të Kosovës

Aktuale

Spahiu: Rama nuk duhet të përfshihet në punët e brendshme të Kosovës

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 21:15
Nexhmedin Spahiu

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, mbajti një fjalim sot në Asamblenë e Përgjithshme e Këshillit të Europs, ju bëri thirrje këtyre të fundit ta rrëzojnë rezolutën bazuar mbi raportin Dick Marty.

Rreth këtij fjalimi ka folur publicisti Nexhmedin Spahiu, i cili tha se kryeminstri shqiptar nuk duhet të ndërhyjë në punët e brendshme të Kosovës.

Spahiu thotë se ana pozitive e deklaratës së tij është fakti që Rama bën ftesë që Këshilli i Europës ta pranojë në gjirin e vetë Kosovën. Por sipas Spahiut, Rama nuk duhet të kërkojë zhbërjen e Gjykatës Speciale.

“Pozitive është fakti që Rama bën ftesë që Këshilli i Europës ta pranojë në gjirin e vetë Kosovën. Raporti Dick Marty është provuar që ka qenë një gënjeshtër. Është treguar se nuk ka prova ndaj është mirë ti kujtohej opinionit evropian. Gjykata Speciale dhe pse është nxitur nga ky raport, është bërë për gjëra të tjera. Ftesa për tu zhbërë kjo gjykatë paraqet një ndërhyrje të Ramës në punët e brendshme të Kosovës. Rama nuk duhet t’ia lejojë vetes të përfshihet në punët e brendshme të Kosovës”, tha Spahiu.

Spahiu gjithashtu foli edhe për raportet “e ftohura” të Ramës me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

“Raportet mes Ramës dhe Kurtit janë të acaruara prej tendencës për tu përfshirë në punët e njëri tjetrit. Kurti me votimin e tij në Shqipëri dhe Rama me kërkesën për zhbërjen e kësaj gjykate. Gjykata Speciale është gjykatë e Kosovës, është një gjykatë që financohet nga BE, SHBA Zvicra dhe Turqia. Nuk ka sens që kryeministri shqiptar të kërkojë zhbërjen e saj. Është e padrejtë që kryeministri i Shqipërisë të përfshihet në punët e brendshme të Kosovës. Është provokuese deklarata se po provokon Kosovën dhe miqtë e Kosovës. Ti kundërshtosh aleatët strategjik është një provokim”, deklaroi Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat