Armend Muja: Nuk ia dëgjova fjalimin Edi Ramës, s’ia fali që ia shtroi tepihun e kuq Vuçiqit

Aktuale

Armend Muja: Nuk ia dëgjova fjalimin Edi Ramës, s’ia fali që ia shtroi tepihun e kuq Vuçiqit

Më: 12 tetor 2022 Në ora: 23:47
Armend Muja

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se nuk e ka dëgjuar fjalimin e kryeministrit shqiptar, Edi Rama për Kosovën që e dha në KiE.

Muja thotë se asnjëherë nuk i dëgjon fjalimet e Ramës.

Sipas tij, Rama e ka përdorur gjithmonë Kosovën për ta magnifkuar pozitën e tij për konsum të brendshëm.

“Nuk e kam dëgjuar fjalimin e Ramës. Jam në mesin e atyre në Kosovë që nuk I dëgjoj fjalimet e tij. Unë e kam krijuar këtë bindje, ketë bindje e kam pasur edhe para se të kyqem në politikë, që nga viti 2015 ai zakonisht Kosovën e ka përdor për ta magnifiku pozitën e tij për konsum të brendshëm të tij. Kyh është opinion I imi personal. Afërsia e tij me Vuçiqin ka qenë e pakuptueshme jo vetëm për neve, por edhe për shumë vende të BE’së”, tha ai.

Ndër tjerash, Muja tha se nuk mund të ia falë dot Ramës që ia shtroi tepihun e kuq presidentit serb Aleksandër Vuçiq në Tiranë.

“Ai momenti kur i shtrohet tepihu I kuq për mu pa marrë parasysh karrierën tem politike, nuk jam në gjendje me ia falë qata. Me ia shtru tepihun e kuq Vuçiqit në Tiranë, ndërkohë që 1 muaj më herët ai e mohoi masakrën e Recakut, nuk e di cka mundet me I ndodh më keq një shqiptarit të Kosovës”, tha ai.

Kujtojmë se edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se nuk e ka dëgjuar fjalimin e kryeministrit Rama në KiE, pasi sipas tij, ka pasur sot një agjendë të ngjeshur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat