Thaçi: Procesi i vizave po keqpërdoret nga BE-ja, qeveria duhet të përgjigjet ndaj këtij shantazhi

Aktuale

Thaçi: Procesi i vizave po keqpërdoret nga BE-ja, qeveria duhet të përgjigjet ndaj këtij shantazhi

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 18:44
Jusuf Thaçi

Jusuf Thaçi, njohës i çështjeve të politikës, ka thënë se nëse kushti i Francës ndaj Kosovës në lidhje me liberalizimin e vizave është i vërtet, atëherë qeveria duhet të ketë politikë të vet si përgjigje.

Kështu ka deklaruar Thaçi përmes një postimi në Facebook, ku ndër tjerash kushtëzimin e Francës për vizat i cili lidhet me funksionalizimin e sistemit për siguri në Evropë, ETIAS, e ka cilësuar si shantazh.

Po ashtu, njohësi i çështjeve politike, ka thënë se procesi i vizave për Kosovën, është duke u keqpërdorur nga Bashkimi Evropian.

“Nëse është i vërtetë ky kushti i ri “teknik” i Francës për liberalizimin e vizave për Kosovën, atëherë ky proces është duke u keqpërdorur nga BE (anëtarë të caktuar të saj) dhe qeveria e Kosovës duhet të ketë politikë të vet si përgjigje ndaj këtij shantazhi të BE-së”, ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat