Musliu pasi Peci kërkoi mbrojtje nga Policia: Çka të bëjnë zyrtarët e tjerë?

Aktuale

Musliu pasi Peci kërkoi mbrojtje nga Policia: Çka të bëjnë zyrtarët e tjerë?

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 20:02
Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu pas raportimeve se ministri I Bujqësisë, Faton Peci ka kërkuar mbrojte nga Policia, ka thënë se nëse ministri ka kërkuar mbrojtje, si duhet të veprojnë zyrtarët e tjerë të ministrisë të cilët kanë punuar në raportin e komisionit të cilët kishin vizituar dhe identifikuar një nga një pronat e uzurpuara te Institutit Bujqësorë te Kosovës.

“Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural Faton Peci paska kërkuar mbrojtje te afërt pasi qe paska publikuar një raport te komisionit te përberë nga zyrtare te Ministrisë te cilët kishin vizituar dhe identifikuar një nga një pronat e uzurpuara te Institutit Bujqësorë te Kosovës. Nëse Ministri ka kërkuar mbrojtje te afërt qe ka publikuar dhe raportuar këto uzurpime si duhet te ja bëjnë zyrtaret përkatës? A duhet edhe ata te kërkojnë mbrojtje te afert për punën qe Ministra i ka ngarkuara ta bëjnë? A mund te jene edhe ata te rrezikuar siç ka pretenduar Ministri për vete.”, ka shkruar Musliu.

Ajo ia ka përkujtuar Pecit kohën kur ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli pati nisur një aksion për lirimin e pronave te uzurpuara, ishin identifikuar, publikuar dhe liruar qindra prona te uzurpuar te APK!

“Kryetari Veseli aspak nuk u pat frikuar atë kohe, pas atij aksioni shume biznese patën filluar te punojnë dhe zgjerojnë bizneset e tyre.”, ka shtuar Musliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat