Ushtarët e Kosovës ushtrojnë qitje, përgatiten për sulm

Aktuale

Ushtarët e Kosovës ushtrojnë qitje, përgatiten për sulm

Më: 13 tetor 2022 Në ora: 20:35
FSK

Kompania 1A e Regjimentit të Parë të Forcave Tokësore të FSK-së demonstroi  profesionalizëm të lartë në ushtrimin fushor me qitje operacionale

Në kuadër të planit të ushtrimeve të njësive të FSK-së, sot pjesëtarët e FSK-së nga Regjimenti i Parë, Kompania 1A kanë realizuar ushtrimin fushor me qitje operacionale (LFX), të mbajtur në Babaj të Bokës. Ky demonstrimin final me skenar “Kompania në sulm”, u demonstrua me profesionalizëm të lartë.

Ushtrimi është realizuar në periudhën më se tri javore, ku gjatë kësaj periudhe është kryer qitje me municion real nga niveli ekip, skuadër, togë dhe kompani, duke përfshirë qitjen me të gjitha armët e këmbësorisë, kalibrat nga 5.56 mm deri në 40 mm.

Forca e Sigurisë së Kosovës me punë e përkushtim të lartë në vazhdimësi është duke u avancuar në aspektin logjistik, operacional e profesional, me qëllimin për të përmbushur synimin kryesor, anëtarësimin në NATO, si Forcë që mund të kontribuoj në sigurinë e vendit dhe ruajtjen e paqes kudo që cënohet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat