Kokaj thirri deputetët të mbajnë një minutë heshtje për akademikun që vdiq vitin e kaluar

Aktuale

Kokaj thirri deputetët të mbajnë një minutë heshtje për akademikun që vdiq vitin e kaluar

Më: 14 tetor 2022 Në ora: 16:06
Deptuetët

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Jahja Kokaj, foli fjalë të mëdha sot për akademikun Artan Boriçi.

Boriçi ishte fizikan i shquar teorik, profesor në Universitetin e Tiranës, i cili kishte doktoruar në njërin prej universiteteve më të mira në botë, atë të ETH Zurich.

Deputetët e pranishëm e respektuan kërkesën e tij, dhe u zgjuan në këmbë duke mbajtur minutën e heshtjes dedikuar akademikut.

Mirëpo, ajo që është interesante është që Boriçi ishte ndarë nga jeta vitin e kaluar si pasojë e virusit Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat