Mustafë Bajrami: Vuçiqi e shtini Ramën me ia mbyllë sytë Kurtit, po vërtetohet se është i shitur e bashkëpunëtor i Serbisë

Aktuale

Mustafë Bajrami: Vuçiqi e shtini Ramën me ia mbyllë sytë Kurtit, po vërtetohet se është i shitur e bashkëpunëtor i Serbisë

Nga: N. Sh. Më: 14 tetor 2022 Në ora: 20:59
Mustafë Bajrami

Teologu Mustafë Bajrami, ka reaguar pas kryeminsitri shqiptar, Edi Rama ia mbylli sytë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Videoja e publikuar nga Rama tashmë është bërë virale në rrjetet sociale, ku shihet  në një kongres të forcave politike progresive në Berlin, duke ia mbylli sytë nga pas Albin Kurti.

Për këtë, teologu Bajrami thotë se, Rama këtë veprim e ka bërë nën direktivat e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Sipas tij, këtu po vërtetoeht se ai është i shitur dhe bashkëpunëtor i Serbisë.

“Unë mendoj se me të shtime të Vuçiqit Edi ja ka mshelë kështu sytë Albinit. Domethënë, po vërtetohet se është i shitur e bashkëpunëtor i Serbisë. Po, ma mirë mos të ngutemi. T’i presim analistat, profesorët e akademikët tanë ta thonë fjalën përfundimtare. Ata dinë me i lexuar thellësitë strategjike si zemrën, nijetin e prapaskenat e Edi Ramës. E pranoj: Unë nuk e kam atë kaçik…!” – shkruan Bajrami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat