Komandant Cobra jep detaje drithëruese nga ditët e luftimeve në Koshare, godet disa zëvendëskomandantë që qëndruan në biruca

Aktuale

Komandant Cobra jep detaje drithëruese nga ditët e luftimeve në Koshare, godet disa zëvendëskomandantë që qëndruan në biruca

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 08:45
Naser Vllasi

Ish Komandanti i Njësisë Cobra të UÇK-së, Naser Vllasi ka akuzuar disa zëvendës komandantë të Koshares, duke thënë se ata kanë qëndruar në vijat e dyta apo nëpër biruca, kurse tash dalin e shesin mend se janë bërë luftimet në Koshare.

Ai ka përmendur një shembull se si një çantë që vet Vllasi ia kishte marrë komandantit serb kur kishin pushtuar kazermën e Koshares dhe ia kishte dhuruar Sali Çekajt, ata zëvendës komandantë duke mos i veçuar me emër, pas luftë e kanë proklamuar se kinse ia kanë marrë komandantit serb.

Vllasi ka thënë se një komandant dhe një i afërm i tij i kanë marrë gjërat personale të Sali Çekajt më 21 prill 1999 dhe se nuk dihet se ku i kanë dërguar, duke treguar se bëhet fjalë për dy laptopë, njërin të cilin Sali Çekaj e mbante në vinë e parë të froniti e që e mbushte vazhdimisht me bateri dhe tjetrin që e mbante në vinë e dytë në bunkerin e tij.

Vllasi ka thënë se gjatë luftimeve ka pasur raste kur edhe nuk është dituar se kush me kë po lufton, madje ai thotë se në disa raste i është dashur që të bëjë komunikim special në mënyrë që të mos dihej vendndodhja e tij e saktë, duke treguar se në dy raste është shëtënë në të edhe nga njësitet e vijës së dytë në Koshare.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat