Ish-këshilltari i Thaçit i reagon Haki Abazit: Po pretendon t’ia zë karrigen kësaj ministreje të Kurtit

Aktuale

Ish-këshilltari i Thaçit i reagon Haki Abazit: Po pretendon t’ia zë karrigen kësaj ministreje të Kurtit

Nga: A.Zh Më: 15 tetor 2022 Në ora: 10:38
Haki Abazi

Adil Behramaj, ish-këshilltar i ish-presidentit Hashim Thaçi, ka thënë se deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje Haki Abazi, po dëshiron të marrë pozitën e Ministrit të Jashtëm të Kosovës.

Ai ka thënë se Abazi, duke sulmuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, po mendon se do t’ia fitojë zemrën kryeministrit Albin Kurti, njëjtë si Donika Gërvalla, përcjell Bota sot.

Sipas Behramajt, Abazi po bëhet comedian politik, përmes konferencave të njëpasnjëshme.

“Haki Abazi po pretendon t’ia zë karrigen Donika Gërvallës dhe po mendon që duke e sulmuar Edi Ramën, njëjtë si Gërvalla, ia rifiton zemrën Kurtit. Ministri në pritje i MPJD-së nga radhët e LVV-së, i cili para se të marrë drejtim tjetër po i shpenzon përpjekjet e tij të fundit për të rikrijuar “lidhje” të re me Kurtin, duke provuar të imponohet si i rëndësishëm me këto konferenca të njëpasnjëshme, ka filluar të bëhet komedian politik.

Boll përvojë ka kishe dreqi, por ende nuk e paska kuptuar që ka qenë thjesht material shpenzues.

Edi Rama do të thoshte: Më fal, kush është Haki Abazi, sepse nuk e njoh kush është?”, ka shkruar Behramaj në një postim në Facebook.

Abazi ka mbajtur konferenca qe dy të premte me radhë, ku ka kritikuar edhe Qeverinë Kurti për disa tema./BS

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat