Ajeti thotë se Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për ta zbardhur vrasjen e Ilir Konushevcit

Aktuale

Ajeti thotë se Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për ta zbardhur vrasjen e Ilir Konushevcit

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 15:52
Ilir Konushevci

Vrasja e Ilir Konushevcit, njëri ndër themeluesit e UÇK-së në Llap, sot e kësaj dite mbetet enigmë. E për këtë, bashkëluftëtari i tij, Avni Ajeti, tha se Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për ta zbardhur vrasjen e tij.

Gjithashtu, ai bëri të ditur se një prokuror i cili merrej me këtë çështje, u helmua gjatë hetimeve.

“Është një vrasje që edhe Shqipërisë i mbet një pikë e zezë për vrasjen e Ilir Konushevcit. Institucionet e Kosovës nuk kanë bërë asgjë për ta zbardhur vrasjen e tij. Hetimet për këtë vrasje një kohë u mbyllën, po ashtu një prokuror i Shqipërisë që është marrë me këtë çështje, u helmua”, tregoi Ajeti.

Edhe pse ende thuhet se ai u vra në pritën e organizuar nga armiku serb, vrasja e tij mbetet shumë e dyshimtë. Konushevci gjatë luftës ndryshe ishte i njohur me nofkën “Mërgimi”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat