AVONET: Vendimi i Gjykatës Themelore të Pejës në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt skandaloz, i njëanshëm dhe i padrejtë

Aktuale

AVONET: Vendimi i Gjykatës Themelore të Pejës në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt skandaloz, i njëanshëm dhe i padrejtë

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 17:47
Agonis Tetajt

Organizata joqeveritare “AVONET” ka reaguar për dënimin me shtatë vite e gjashtë muaj burgim të akuzuarit në rastin e vrasjes së Agonis Tetajt.

Sipas AVONET  ky vendim nga Gjykata Themelore në Pejë është i padrejtë, jo profesional dhe i njëanshëm.

Andaj kjo organizatë ka kërkuar nga Gjykata e Apelit që ky rast të kthehet në rigjykim dhe  që lënda të delegohet në ndonjë gjykatë tjetër, sepse sipas AVONET rigjykimi në gjykatën e njëjtë ka dyshime se nuk do të sjell vendosje meritore.

AVONET thotë se që ka fillimi ka ndjekur me shqetësim mënyrën se si është zhvilluar çështja penale në këtë rast.

Sipas AVONET ricilësimi i këtij rasti nga vrasja e rëndë në vrasje nga pakujdesia paraqet gjithçka tjetër, vetëm drejtësi jo.

“Duke pasur parasysh pamjet e publikuara të ditës kritike të vrasjes, shihet se si dorasi me gjakftohtësi merr në shënjestër dhe vret tashmë të ndjerin Tetaj, andaj, AVONET këtë proces e konsideron skandaloz, joprofesional dhe të padrejtë.

Për më tepër, zvarritja e këtij rasti, duke mos u zhvilluar asnjë seancë për një vit krijon pasiguri juridike për qytetarët e këtij vendi”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

AVONET ka ndjekur me shqetësim mënyrën se si është zhvilluar çështja penale në rastin e të akuzuarit Shaban Gogaj.

Ricilësimi i këtij rasti nga vrasja e rëndë në vrasje nga pakujdesia paraqet gjithçka tjetër, vetëm drejtësi jo.

Duke pasur parasysh pamjet e publikuara të ditës kritike të vrasjes, shihet se si dorasi me gjakftohtësi merr në shënjestër dhe vret tashmë të ndjerin Tetaj, andaj, AVONET këtë proces e konsideron skandaloz, joprofesional dhe të padrejtë.

Për më tepër, zvarritja e këtij rasti, duke mos u zhvilluar asnjë seancë për një vit krijon pasiguri juridike për qytetarët e këtij vendi.

Andaj, AVONET kërkon nga Gjykata e Apelit që ky rast të kthehet në rigjykim, për arsye se ky vendim nga Gjykata Themelore në Pejë është i padrejtë, jo profesional dhe i njëanshëm, poashtu kërkojmë që lënda të delegohet në ndonjë gjykatë tjetër, sepse sipas AVONET rigjykimi në gjykatën e njejtë dyshojmë se nuk do të sjell vendosje meritore.

AVONET konsideron se rastet e tilla duhet të merren dhe trajtohen më me seriozitet sepse assesi këto raste nuk mund të shndërrohen në shembuj që te qytetarët të krijohet mungesa e besimit në organet e drejtësisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat