​Aksident te Kroi i Mbretit, humb jetën një këmbësore

Aktuale

​Aksident te Kroi i Mbretit, humb jetën një këmbësore

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 19:16
Ilustrim

Një person ka humbur jetën në një aksident trafiku sot në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë, te vendi i quajtur Kroni i Mbretit.

Lajmi është konfirmuar nga Bajram Krasniqi, zëdhënës i Policisë së Kosovës, sipas të cilit rasti ka ndodhur në ora 17:20.

“Nga vendi i ngjarjes, patrulla e policisë njofton se një veturë ka goditur një këmbësore. Për rastin është njoftuar edhe ekipi emergjent mjekësor, të cilët kanë konstatuar se këmbësorja është pa shenja jete”, ka thënë Krasniqi duke shtuar se policia po merret me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat