Hovenier-serbëve të Veriut: Vendimi për targat në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, na shqetëson vetëm afati i zbatimit

Aktuale

Hovenier-serbëve të Veriut: Vendimi për targat në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, na shqetëson vetëm afati i zbatimit

Më: 15 tetor 2022 Në ora: 19:50
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier

Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier, ka thënë se SHBA’të nuk janë të kënaqur me afatin për regjistrimit e automjeteve me targa RKS.

Në një intervistë për media serbe në Kosovë, ambasadori Hovenier tha se vendimi për targat është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, por se afati i zbatimit duhet zgjatur, transmeton Gazeta Online Reporteri.net.

Sipas ambasadorit amerikan, ShBA beson se ekzistojnë disa kufizime, jo vetëm praktike por edhe psikologjike, që po e pengojnë procesin, e të cilat edhe e mbështesin qëndrimin se nevojitet një kohë më e gjatë për implementimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për riregjistrim të automjeteve.

Megjithatë, Hovenier theksoi se nuk e di nëse afati do të zgjatet, pasi thotë se ky vendim i takon Qeverisë.

“Është shumë e qartë se deri më tani nuk ka pasur shumë kërkesa për ta bërë këtë (riregjistrimin e automjeteve). Qeveria e Shteteve të Bashkuara beson se vendimi i Qeverisë së Kosovës për t’u lejuar njerëzve që jetojnë në Kosovë të drejtojnë automjete që janë të regjistruara në Kosovë nuk është një kërkesë e paarsyeshme dhe se ky vendim është në përputhje me marrëveshjet e Brukselit, por ne kemi shprehur shqetësime që në fillim dhe vazhdojmë t’i shprehim për afatin kohor të zbatimit”, tha ambasadori Hovenier.

“Mesazhi për Qeverinë e Kosovës ishte se ne besojmë se duhet më shumë kohë, se nuk jemi të kënaqur me afatin e shkurtër, sepse kjo është e vështirë për njerëzit dhe është e lodhshme, shpresojmë të ketë një zgjatje. Kjo ishte pjesë e bisedës sonë. Nuk mund të them nëse do të ndodhë apo jo, sepse më pyetët se çfarë do të ndodhë, por është vendim i Qeverisë së Kosovës”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat