Bedri Islami zbulon nofkat e luftës së liderëve të UÇK-së, tregon historinë e asaj të Adem Jasharit

Aktuale

Bedri Islami zbulon nofkat e luftës së liderëve të UÇK-së, tregon historinë e asaj të Adem Jasharit

Më: 16 tetor 2022 Në ora: 11:08
Bedri Islami

Ish-kreu i LPK-së, Bedri Islami në emisionin “n’Demos” ka folur për herë të parë për nofkat e liderëve të UÇK-së gjatë kohës së luftës.

Nofkat sipas tij në një kohë të tillë, janë të domesdoshme.

“Në lëvizje çlirimtare është e domesdoshme që njerëzit në elitën drejtuese të kenë edhe emra të dytë, ose pseudonime. “Abazi” ka qenë Ali Ahmeti, të njejtin pseudonim në Kosovë e ka mbajtur edhe Nait Hasani. Kur është organizuar takimi i parë mes Nait Hasanit dhe Zahir Pajazitit, ndërmjetës i këtij takimi ka qenë Ali Ahmeti dhe Ismet Abdullahu, si shkak i njohjes është përdorur “Abazi”, nuk ka shkaktuar ngatërresa asnjëherë. Ilir Konushefci e ka pasur nofkën “Mërgimi”, ndërsa “Daja” në fillim është njohur Fazli Veliu, ndërsa Azem Syla është njohur si “Daja” i vogël, për t’u dallu njëri me tjetrin janë quajtur njëri i madh e tjetri i vogël”, ka deklaruar Islami.

Ai ka treguar edhe pseudonimin e Komandantit legjendar, Adem Jashari.

“Adem Jashari është njohur me nofkën “Rrafalli”, ai zakonisht nuk ka qit shumë pushkë me tek e teke, por ka qit me rrafall, është një rast shumë interesant se si ka ngel kjo nofkë e Adem Jasharit. Kur është martuar Ramiz Lladrovci, do shkonin krushqit me marr nusen, Fehmi Lladrovci i mbledh të gjithë në odë, dhe u thotë se do të shkojm krushqi me flamur, por ta dini se flamurin nuk e jap. Atë kohë dilnin policia serbe, dhe u merrnin flamurin dasmorëve e i maltretonin. Disa prej tyre thonë dakord por nuk kemi armë, ai ua kthen se mos keni marak se kemi mjaftë, dhe të gjithë dasmorët armatosen. I ftuar në dasmë ishte edhe Adem Jashari, ai e merr makinën e tij, por pjesa e pasme bie krejt poshtë, pasi e kishte mbushur plot me municion”, ka treguar ai.

Por cila është historia e kësaj nofke?

“Nisen për me marr, ku secila makinë e kishte flamurin e vet, nga lart shohin një patrullë të Policisë serbe, këta fillojnë me qit pushkë, patrulla ikën, shkojnë më pas në Istog ku e marrin edhe nusen, por gjatë kthimit, kur arrijnë në Shkabaj, Adem Jashari i thotë bacës Tush, babait të Ramizit, se tani duhet me qit pushkë, ai i thotë po, dhe Ademi e merr automatikun e tij e ia fut rrafallë, e bën krej tym vendin. Banorët aty mendojnë se serbët i ranë Lladrovcëve, edhe marrin armë e shkojnë për t’iu ndihmuar atyre, kur e shohin që ishte dasmë. Aty baci Tush i thotë që ti veq me rrafall qet, po qit burr tek e tek, e aty i mbeti nofka”, është shprehur Bedri Islami.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat