​Një i vdekur e 4 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Aktuale

​Një i vdekur e 4 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Në 24 orët e fundit në Kosovë si pasojë e koronavirusit ka humbur jetën një person.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë konfirmuar 4 raste të reja me koronavirus nga 38 testime dhe katër të shëruar, derisa numri i rasteve aktive është 21.

Kosova deri më sot ka administruar gjithsej 1.836.378 vaksina kundër COVID-19.

Me dozën e parë janë vaksinuar 904.370 qytetarë, me dozën e dytë 824.767, me dozën e tretë 105.250, ndërsa me dozën e katërt 1.798 qytetarë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat