Shatri thotë se UNMIK-u i merrte vendimet për energji – Beqa: Mos u ndal te kjo temë

Aktuale

Shatri thotë se UNMIK-u i merrte vendimet për energji – Beqa: Mos u ndal te kjo temë

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 14:55
Foto nga takimi

Ish-ministri i Financave, Haki Shatri, i cili këtë post e mbante në vitin 2007, është intervistuar nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Shatri tha se në atë kohë si pjesë e ekzekutivit nuk kishte fort kompetencë, duke thënë se vendimet i ka marrë UNMIK-u.

UNMIK-u ka pasur influencë të madhe, në atë kohë qeveria nuk është njoftuar as për shitjet as për blerjet. S’na ka pyet kush. S’kemi qenë kompetentë. Për veprimet s’jemi njoftuar asnjëherë. MF nuk ka qenë faktor dhe nuk ka ndarë mjete për investime dhe as nuk kemi qenë mbikëqyrës me KEK-un”, tha ai.

Kryetari i këtij Komisioni, Armend Muja, pyeti Shatrin nëse pagesat e qytetarëve të veriut janë kryer edhe atëherë.

“Prej emërimit të bordit, Qeveria nuk është informuar për blerjet, investimet e as shpenzimet, pra nuk kemi qenë kompetentë, dhe nuk e di çka ka ndodh. MF-ja nuk ka qenë ndonjë faktor sidomos në investime kapitale dhe nuk ka ndarë mjete për investimet në KEK, krejt çka ka ndodh është pasqyruar në raportet e funditit. Sa më kujtohet nuk kemi ndarë mjete e as në fushën e investimeve kapitale. I vetmi moment që më kujtohet është që shtylla e katër që nga mjetet e buxhetit t’i jepen katër milionë për t’u rikthyer pastaj. Në vitet më vonë e kemi kuptuar se pjesa tjetër e qytetarëve i kanë paguar për pjesën veriore”, tha Shatri.

Deputeti i VV-së, Armend Muja ka prezantuar një dokument të Qeverisë së atëhershme për import të energjisë elektrike në vitin 2007, e që sipas tij, janë importuar energji nga dy kompani serbe.

Dy kompani të Serbisë kanë importuar, pra nga ato dy kompani, Kosova ka blerë rrymë, e qe iu keni dhënë një kredi milionëshe”, tha Muja.

Por ish-ministri Shatri nuk ishte në dijeni për këtë rast. Tha se nuk ishte në kompetencën e tyre shitblerja.

“Absolutisht nuk kemi pasur informatë e as të ndërhyrjen në shitblerje. Kjo hua në fakt e ka marrë vendim zyra fiskale që e ka pas autoritet të vendos pa qeverinë dhe kuvendit”, tha Shatri.

Muja e Shatri e vazhduan debatin edhe për një tenderë për pastrim të pajisjeve për mihje, për të cilën, Muja tha se me vendim të ish-ministrit Shatri iu dha tenderi kompanisë “Bejta Comerc”. Por Shatri tha se nuk ka qenë në dijeni për emrin e kompanisë. Tutje tha se pëlqimi është dhënë vetëm në lidhje me hapësorat buxhetore.

E deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, pyeti për transformimin e KEK-ut ndër vite.

A mundesh si ish-ministër me na ndihmuqr sesi e ke par gjatë asaj periudhe transformimin e KEK-ut, pra në lidhje me borxhet, investimet dhe asaj që ka ndërhyrë Serbia në lidhje me marrëveshjet e nënshkruara”, pyeti Zemaj.

Por as për këtë, nuk pati shumë informacione Shatri.

Ministria e Financave nuk ka pasur mundësi t’i përcjellë e as nuk na është dhënë raport, madje nuk kemi pasur të drejtë të kërkojmë raport nga askush. Atë kohë jemi përballë me reduktime, pra nuk kemi pas kompetencë asgjë”.

Deputeti Arbër Rexhaj ngriti çështjen e importit të e energjisë elektrike.

Sipas tij, Kosova ka importuar rrymë prej kompanisë GEN në Slloveni, nuk ka importuar nga GEN në Beograd.

Rexha, pyeti ish-ministrin se kush i ka caktuar shitblerjet atë kohë.

A ka qenë çdo gjë e paracaktuar nga UNMIK që të blihet nga këto kompanitë serbe, apo e keni hapur tender dhe ato kompanitë serbe kanë konkurruar”, pyeti Rexha.

Por Shatri përmendi sërish se Qeveria e atëhershme nuk ka pasur asnjë kompetencë në shitblerje.

Për këtë reagoi kryetari i Komisionit, Hajdar Beqa, i cili tha se për këtë çështje do ta njoftojë Komisionin ambasadori Martin Berishaj.

Të mos ndalemi te kjo temë, për blerjet nga GEN-i, do ta na njoftojë ambasadori Martin Berishaj”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat