Dugolli shprehet i habitur me ftesën për intervistim nga Komisioni Hetimor për Energji

Aktuale

Dugolli shprehet i habitur me ftesën për intervistim nga Komisioni Hetimor për Energji

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 15:11
Bujar Dugolli

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bujar Dugolli, është shprehur i habitur me ftesën nga Komisioni Hetimor Parlamentar në lidhje me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.

Dugolli, fillimisht i pyeti anëtarët e këtij komisioni për arsyen e ftesës për t’u intervistuar, me ç’rast tha se në këtë periudhë ka udhëhequr një dikaster tjetër, atë të Tregtisë dhe Industrisë.

“Në nivel qeveritar, Ministria e Financave dhe e Zhvillimit Ekonomik është marrë me këtë çështje”, tha fillimisht Dugolli.

Megjithatë, ish-ministri tha se kontributi i vet në këtë fushë ka qenë mbështetja e strategjisë për energji.

Dugolli shtoi se si ministër veprimet e tij kanë qenë të kufizuara.

“Te sektori i energjisë, Qeveria e Kosovës nuk ka pasur kompetencë në sektorin energjetik dhe të thëngjillit”, shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat