Ministria e Financave del me komunikatë për vonesat e pensioneve, ja kur do të ekzekutohen pagesat

Aktuale

Ministria e Financave del me komunikatë për vonesat e pensioneve, ja kur do të ekzekutohen pagesat

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 17:35
Foto ilustrim

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka njoftuar të gjithë pensionistët se pagesa e pensioneve e paraparë të bëhej sot, është shtyrë për ditën e nesërme, më 18 tetor 2022. 

Arsyeja e shtyerjes është aplikimi i shtesës prej 100 euro sipas vendimit të Qeverisë në kuadër të Pakos për Përballje me Inflacionin.

Pasi ka qenë i nevojshëm një proces shtesë verifikimi. 

Duke shpresuar në mirëkuptim të të gjithë përfituesve, ju sigurojmë se stafi i ministrisë është duke punuar intenzivisht ashtu që ekzekutimi i pensioneve me shtesën prej 100 euro të bëhet nesër që në sesionin e paradites, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat