Mungesa e punëtorëve në vend, Rafuna: Mund të vijnë nga Bangladeshi, prej Turqisë erdhën disa

Aktuale

Mungesa e punëtorëve në vend, Rafuna: Mund të vijnë nga Bangladeshi, prej Turqisë erdhën disa

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 17:41
Lulzim Rafuna

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna tha se gastronomia, sektori i ndërtimit dhe sektori i prodhimit janë sektorët ku po ndihet më së shumti mungesa e punëtorëve në Kosovë.

Rafuna tha në Frontal se mund të vijnë punëtorë nga Bangladeshi, ndërsa disa nga Turqia tha se kanë ardhur tashmë.

“Prej Bangladeshit nuk kam informacione që kanë ardhë, por prej Turqisë kam informacione prej dy-tri bizneseve se po”, tha ai.

Rafuna tha se ka informacione se Qeveria po e sheh që të sjellë masa të reja për t’iu dalë në ndihmë bizneseve.

“Jemi në pritje”, tha ai, duke treguar se ka pasur “një takim të shkëlqyeshëm me kryeparlamentarin” Glauk Konjufca.

“Pres që shumë shpejt ta takoj kryeministrin dhe presidenten e vendit”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat