Operimi i Gucatit zgjati gjashtë orë, familjarëve nuk iu lejua t’i qëndrojnë pranë

Aktuale

Operimi i Gucatit zgjati gjashtë orë, familjarëve nuk iu lejua t’i qëndrojnë pranë

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 18:42
Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati,

Ish-kreu i Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hysni Gucati, i cili është duke qëndruar në paraburgim si masë e caktuar nga Dhomat e Specializuara, sot është operuar dhe familjarëve të tij nuk iu është lejuar që t’i qëndrojnë atij pranë.

Djali i tij, Musli Gucati, ka thënë se megjithëse ata kanë paraqitur kërkesën për t’i qëndruar pranë atij gjatë operimit, një kërkesë e tillë është refuzuar nga Specialja.

“Nuk na kanë pranuar kërkesën për vizitë sepse kemi dashur të shkojmë të paktën sot me qenë pranë tij kur është kryer operacioni”.

Musliu ka treguar se babai i tij është dashur të operohet për shkak të plagëve që ka marrë gjatë luftës në këmbën e djathë”.

“Ka pasur disa komplikime tjera ndërkohë, është dashur patjetër që të operohet. Sa i përket përkujdesjes mjekësore, ne e dimë që nuk i mungon, por është shumë me rëndësi me iu gjend dikush prej familjes pranë”.

“Ai pak para se të arrestohej ka pasur t’i nënshtrohej disa kontrolleve dhe pastaj t’i nënshtrohej operimit. Ai është dashur moti që ta kryejë këtë operim”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat