Krasniqi në 1 vjetorin e zgjedhjeve lokale: PDK do të realizojë premtimet e dhëna para qytetarëve

Aktuale

Krasniqi në 1 vjetorin e zgjedhjeve lokale: PDK do të realizojë premtimet e dhëna para qytetarëve

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 19:32
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, sot, në një vjetorin e fitores në zgjedhjet lokale, ka thënë se PDK do të realizojë premtimet e dhëna para qytetarëve.

Krasniqi ka thënë se PDK po bashkëqeverisë me sukses në 18 komuna të Kosovës, përfshirë shtatë qytetet kryesore.

“Sot janë bërë një vit nga fitorja e vlefshme e PDK-së në zgjedhjet lokale. Sot, bashkëqeverisim me sukses në 18 komuna, duke përfshirë 7 qytetet kryesore të Kosovës, dhe në çdo komunë Partia Demokratike e Kosovës është alternativa më e besueshme e qytetarëve në transformimin pozitiv të komunave të tyre. Tetë kryetarë të komunave, nëntë kryesues të kuvendeve komunale, 206 asamblistë dhe 99 drejtorë të PDK-së janë në shërbim të qytetarëve të Kosovës ditë dhe natë, për të përmirësuar cilësinë e jetës së tyre dhe vendbanimet ku ata jetojnë”, ka shkruar Krasniqi.

Më tej, ai ka thënë se PDK është partia me më së shumti gra asambliste dhe drejtore departamentesh në komunat e Kosovës – duke i qëndruar besnik vizionit dhe vendimit qe kanë marrë për arritjen e aspiratës për fuqizim të grave dhe përfaqësim të barabartë në vendimmarrje, 50/50.

Krasniqi ka kritikuar edhe Qeverinë Kurti për refuzim të ndihmës për komunat ku ata qeverisin.

“Përkundër refuzimit të nivelit qendror për të ndihmuar me fonde komunat ku ne qeverisim, kryetarët tanë janë duke bërë punë shembullore me qeverisje të mirë, besueshmëri, transparencë e llogaridhënie, duke qenë afër qytetarëve me projekte dhe politika konkrete që prekin jetën e tyre”, ka shkruar ai.

Më tutje, kryetari i PDK-së ka thënë se në vitin e parë, nëpër komunat ku ata qeverisin, janë trashëguar shumë sfida.

“Megjithatë, ky ishte vetëm viti i parë dhe shumë prej komunave kanë trashëguar projekte e sfida nga e kaluara. Prandaj, në vitin e dytë të qeverisjes, me miratimin e buxheteve të reja nëpër komuna, investimet dhe projektet me qytetarët në qendër do të rriten në secilën komunë ku ne qeverisim apo bashkëqeverisim. Besimin e qytetarëve e kemi fituar mbi këtë parim themelor: për të qenë në shërbim të qytetarëve dhe për të ndryshuar për të mirë jetën e tyre dhe vendet ku ata jetojnë. E kemi për detyrë dhe obligim që ta përmbushim këtë mision deri në realizimin e premtimit të fundit që e kemi dhënë para tyre. Bashkë me qytetarët do ta arrijmë këtë”, ka përfunduar Memli Krasniqi.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat