Abdixhiku vihet në “siklet” gjatë emisionit: Çka është kjo pyetje?

Aktuale

Abdixhiku vihet në “siklet” gjatë emisionit: Çka është kjo pyetje?

Më: 17 tetor 2022 Në ora: 21:23
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku është përballur pothuajse me një pyetje jo fort të këndshme në emisionin debat.

Ishte analisti Ylli Raçi i cili e pyeti atë se cili është përkushtimi i Abdixhikut që në të ardhmen e tij politike ta ketë një distancë me disa figura politike.

“A mund të thotë sot Lumir Abdixhiku që simbolet e korrupsionit nuk do të jenë pjesë e projekteve të mia politike në rrugën ekonomike?”, pyeti Raçi.

E për këtë, Abdixhiku ia ktheu duke thënë se “çka është kjo pyetje?”.

Megjithatë, ai tha se çdo propagandë që vjen nga Qeveria Kurti është e rrezikshme.

“Të jesh i pakorruptuar është bazament”, theksoi Abdixhiku.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat