Sheshel: Marrëveshja me shqiptarët e pamundshme

Aktuale

Sheshel: Marrëveshja me shqiptarët e pamundshme

Nga: F. B. Më: 18 tetor 2022 Në ora: 09:03
Vojislav Sheshel

Sipas kreut të Partisë Radikale të Serbisë Vojislav Sheshel, pengesa kryesore e dialogut mes Beogradit edhe Prishtinës është pompimi dhe nxitja e vendeve të perëndimit për shqiptarët se se kanë fituar pavarësinë dhe korrigjimi i politikës së perëndimit, shkruan “Novosti” transmeton “Bota Sot”.

Prandaj marrëveshja me shqiptarët është e pamundshme, përderisa perëndimi nuk  e korrigjon politikën e vetë, tha Sheshel.

Kreu i radikalëve ka thënë se është e nevojshme të gjenden pikat e ndjeshme me përfaqësuesit e pakicës kombëtare në Kosovë.

“Kjo është e pamundshme përderisa perëndimi nuk e korrigjon politikën e vetë. Ata vazhdimisht janë duke nxitur edhe pompuar shqiptarët se kanë fituar pavarësinë dhe pastaj ata nuk duan të bisedojnë”, ka thënë Sheshel për Tanjug TV.

Lider radikal ka përkujtuar se shqiptarët nuk do të formojnë asociacionin e komunave me shumicë serbe, edhe pse janë të obliguar me marrëveshjen e Brukselit.

Sheshel ka thënë se “Serbia nuk guxon të vendos sanksione për Rusinë dhe nuk guxon të pranoj shtetin e Kosovës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat