“Vetëm ndarja e Kosovës e pranueshme për Serbinë”/ Bytyçi ‘godet’ Ramën, Thaçin, Haxhiun e Çitakun: Kanë interesa të përbashkëta me Vuçiqin

Aktuale

“Vetëm ndarja e Kosovës e pranueshme për Serbinë”/ Bytyçi ‘godet’ Ramën, Thaçin, Haxhiun e Çitakun: Kanë interesa të përbashkëta me Vuçiqin

Nga: N. Sh. Më: 18 tetor 2022 Në ora: 10:26
Edi Rama, Baton Haxhiu, Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqi

Profesori ndërkombëtar Enver Bytyçi ka reaguar pas deklaratës së ministrit të Brendshëm të Serbisë, Aleksandër Vulin, i cili tha se vetëm ndarja e Kosovës do të ishte e pranueshme për Serbinë.

Bytyçi shkruan në një postim në Facebook se, a ishin përpjekjet e Edi Ramës, Hashim Thaçit, Baton Haxhiut, Vlora Çitakut dhe të tjerëve në pajtim me interesat e kombit shqiptar?

Ai shkruan se, interesat e shqiptarëve nuk përputhen me përfaqësuesin e Millosheviqit në qeverinë e Serbisë.

Sipas tij, protagonistët shqiptarë kanë interesa të përbashkëta me Vuçiqin.

Postimi i plotë:

Aleksandër Vulin është ministër i Brendshëm i Serbisë. Ai përfaqëson në qeverinë e Beogradit partinë e Sllobodan Milosheviçit. Sipas gazetës Novosti, Vulin ka deklaruar sa i përket zgjidhjes së konfliktit me Kosovën, se vetëm ndarja e saj do të ishte e pranueshme për Serbinë. “Nëse më pyesni mua për qëndrimin tim, vetëm ndarja, vetëm ndarja fizike me shqiptarët, vetëm një kufi i qartë dhe i mbajtur fort e ndal “Shqipërinë e Madhe”, dhe kjo e vendos përfundimisht në rendin e ditës çështjen e bashkimit të serbëve”, shprehet Vulin!

Le të më thotë dikush tani se përpjekjet e Edi Ramës, Hashim Thaçit, Baton Haxhiut dhe disa të tjerëve, përfshirë edhe Vlora Çitakun dhe Çollakun e ish-presidentit të Kosovës, për ndarjen e Kosovës ishin dhe janë në pajtim me interesat e kombit shqiptar! Interesat e shqiptarëve e të Kosovës nuk përputhen kurrë me përfaqësuesin e Milosheviçit në qeverinë e Serbisë. Por mesa duket protagonistët shqiptarë të ndarjes së Kosovës kanë interesa të përbashkëta me kreun e shtetit serb, Aleksandër Vuçiq!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat