Hoxhaj takon ministren e jashtme të Gjermanisë, Baerbock në Berlin

Aktuale

Hoxhaj takon ministren e jashtme të Gjermanisë, Baerbock në Berlin

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 10:44
Annalena Baerbock dhe Enver Hoxhaj

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, është takuar me ministren e jashtme të Gjermanisë, Annalena Baerbock, në Forumin për politikë të jashtme në Berlin.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hoxhaj e ka falënderuar ministren për mbështetjen e madhe të Gjermanisë ndaj Kosovës.

“Takim i shkurtër në Forumin për politikë të jashtme në Berlin me ministren e jashtme gjermane Annalena Baerbock! E falënderova për mbështetjen e madhe të Gjermanisë ndaj Kosovës!”, ka shkruar Hoxhaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat