Bislimi: Për rritjen ekonomike s’ka dyshime

Aktuale

Bislimi: Për rritjen ekonomike s’ka dyshime

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 12:38
Besnik Bislimi

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, ka thënë se s’ka aspak dyshime për rritjen ekonomike në Kosovë dhe për punësimin.

Në tryezën me temën “Agjenda Evropiane 2022”, Bislimi foli për vlerësimin e fundit të Bashkimit Europian për Kosovën, duke u ndalur të flasë për “sukseset e mëdha” të Qeverisë.

Ai përmendi rritjen ekonomike prej 10,7%, duke thënë se për këtë “nuk ka dyshime”.

“Është një shifër e dokumentuar. E njëjta vlen edhe për punësimin, për arsye se shumë herë po thuhet nuk po duken vendet e punës. Vendet e punës nuk ekspozohen në shesh për me i pa, por janë pjesë e publikimit të statistikave”, tha Bislimi.

Ai tha se ka lista të bizneseve, me të cilat, tha se mund të dëshmohet shtimi i 35 mijë vendeve të punës.

“Kujtdo që i intereson, unë e kam listën e të gjitha 71 mijë bizneseve në Kosovë për secilin prej tyre sa vende të punës i ka shtuar që nga viti 2020 deri në vitin 2021 dhe mund të themi saktë se ku janë këto 35 mijë vende të punës edhe me regjione […] Shifrat ekzistojnë dhe janë edhe të qasshme për publikun”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat