​Osmani: Hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave s’duhet të mbetet peng i aspekteve teknike

Aktuale

​Osmani: Hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave s’duhet të mbetet peng i aspekteve teknike

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 13:31
Sergio Souza Pinto dhe Vjosa Osmani

Presidentja Vjosa Osmani ka deklaruar sot se Komisioni Evropian, ka rekomanduar heqjen e vizave pasi Kosova i ka plotësuar të gjitha kriteret, andaj vendimmarrja politike gjatë Presidencës Çeke është më se urgjente dhe hyrja në fuqi e liberalizimit të vizave nuk duhet të mbetet peng i asnjë aspekti teknik.

Ajo këto komente i bëri sot gjatë një takimi me delegacionin e Komisionit për Politikë të Jashtme të Parlamentit të Portugalisë, të kryesuar nga kryetari i këtij komisioni Sergio Souza Pinto, të cilin e ka falënderuar për mbështetjen e Portugalisë dhënë Kosovës.

Me delegacionin portugez, presidentja Osmani ka diskutuar për raportet ndërshtetërore dhe mbështetjen e Portugalisë për sa i takon procesit të liberalizimit të vizave dhe anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Presidentja më tej në takim më delegacionin portugez ka folur edhe për rëndësinë e pranimit të Kosovës në Këshillin e Evropës. Sipas saj, anëtarësimi në këtë organizatë avancon liritë dhe të drejtat e njeriut. Në këtë kontekst, ajo ka falënderuar Portugalinë për mbështetjen e deritashme.

Në takim, u shfaq gatishmëria e dyanshme për shkëmbimin e përvojave dhe avancimin e bashkëpunimit ndërmjet të dyja parlamenteve, sikurse edhe në fushën e politikës së jashtme, mbrojtjes, arsimit, turizmit dhe sfera të tjera të interesit të përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat