Ministri Mehaj telefonon homologun turk, flasin për siguri

Aktuale

Ministri Mehaj telefonon homologun turk, flasin për siguri

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 20:13
Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologun e tij turk Hulusi Akar mbi çështje bilaterale dhe rajonale të mbrojtjes dhe sigurisë.

Në një postim në Facebook, ministri Mehaj ka bërë të ditur po ashtu se në takim është diskutuar edhe mbi bashkëpunimin bilateral në industrinë e mbrojtjes në kuadër të partneritetit mes Kosovës dhe Turqisë.

“Ndër të tjera, në emrin tim, Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ushtrisë sonë i përcolla edhe ngushëllimet për popullin turk dhe familjarët e viktimave që humbën jetën në fatkeqësinë e minierës në Bartin. Republika e Turqisë, si vend anëtar i NATO-s, është ndër partnerët tanë më të rëndësishëm në proceset tona zhvillimore”, ka thënë ministri Mehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat