E turpshme, përfaqësuesi rus përdorë fjalë të rënda ndaj Donika Gërvallës - përmend edhe veriun!

Aktuale

E turpshme, përfaqësuesi rus përdorë fjalë të rënda ndaj Donika Gërvallës - përmend edhe veriun!

Më: 18 tetor 2022 Në ora: 22:54
Përfaqësuesi rus Vasily Nebenzya

Përfaqësuesi i Rusisë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është acaruar me deklaratën e kryediplomates kosovare, Donika Gërvalla, e cila kritikoi Serbinë për marrëveshjen me Moskën.

Ai i kërkoi Gërvallës “të mos filozofojë”.

”I kërkojmë zonjës Gërvalla që të përpiqet të mos filozofojë. Nuk ishte një përpjekje e suksesshme. Siç duket, çdo gjë po bëhet me shtytjen e Moskës siç po thuhet, faleminderit që na keni dhënë kaq shumë të drejtë”, u shpreh ai.

”Kosova mbetet vatër e krimeve dhe vazhdon të kërcënojë paqen dhe stabilitetin në rajon. Procesi i shkeljes së drejtave të serbëve ka filluar në vitin 1999 dhe kemi qenë dëshmitarë të një spastrimi etnik. Pas 20 e ca viteve numri i serbëve në jug të Ibrit është zvogëluar dukshëm”, tha ai.

Përveç kësaj, përfaqësuesi rus shkoi edhe më larg duke thënë se Kosova nuk ka qëllime paqësore pasi që vazhdimisht po armatoset dhe po shton fondet për ushtrinë.

Ndërsa ka përmendur Veriun si rajon ku serbët janë shumicë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat