“Të gjithë ishin argatë të Sylejman Selimit”/ Gani Geci përkujton Bekim Kastratin e Besim Dajakun, mesazh për ish-komandantin

Aktuale

“Të gjithë ishin argatë të Sylejman Selimit”/ Gani Geci përkujton Bekim Kastratin e Besim Dajakun, mesazh për ish-komandantin

Nga: M.L. Më: 19 tetor 2022 Në ora: 12:26
Të ndjerët Besim Dajaku dhe Bekim Kastrati

Ish deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Gani Geci, ka përkujtuar 21 vjetorin e atentatit ku u vranë gazetari i gazetës “Bota sot”, Bekim Kastrati dhe truproja e presidentit Rugova Besim Dajaku, si dhe vet mbeti i plagosur rëndë.

Në një postim në Facebook Geci ka shkruat se ky atentat ishte përgatitur dhe koordinuar në kuzhinat e Beogradit bashkë me argatët e tyre këtu në Prishtinë.

Sot, më 19.10.2022 po bëhen 21 vite nga nata kur në hyrje të fshatit Llaushë, unë Gani Geci, Besim Dajaku, Bekim Kastrati dhe Shani Geci ramë në një prit, ku një grup kriminelësh i organizuar dhe mirë financuar ngreh atentatin kundër nesh, e si duket ky atentat ishte përgatitur dhe koordinuar në kuzhinat e Beogradit bashkë me argatët e tyre këtu në Prishtinë, të cilët siç u pa më vonë kishin plane që ta ndanin Kosovën.

Dua ta ceku vetëm një fjalë të Shani Gecit, që pas atentatit thoshte: Ne, Bajraktarëve të Llaushës që 200 vite problemet nuk na kanë ardhur gjithmonë prej së poshti, por gjithmonë prej së nalti i kem problemet, s’kam çka lypim këtu poshtë, udha e problemeve është nalt prej Beogradi, atje nga arkivat e Beogradit nisen drejtë në Prishtinë, e prej Prishtine në Llaushë”, shkruan Geci në Facebook.

Në fund ai kërkon nga ish-komandanti i UÇK-së, Sylejman Selimi që ta sqarojë se çfarë pozicioni kishte me datën 18 dhe 19 tetor, sepse në të gjithë te përmendurit më lartë me 18 dhe 19 tetor 2001, sipas tij ishin argat të Sylejman Selimit.

P.S. Tani më kur komunikata nr.59 ka hyrë në rrugën drejtë sqarimit të plotë edhe tani kur nga një prokurori që ka vepruar në Republikën e Kosovës është sqaruar se cili grup i vrasësve me pagesë ka marrë pjesë në atentatin kundër meje dhe shokëve të mi, ne kërkojmë nga Sylejman Selimi që ta sqaroj se çfarë pozicioni kishte me datën 18 dhe 19 tetor, sepse në të gjithë te përmendurit më lartë me 18 dhe 19 tetor 2001 ishin argat të Sylejman Selimit”, përfundon Geci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat