​Konjufca kërkon mbështetjen e Portugalisë për heqjen e vizave për Kosovën

Aktuale

​Konjufca kërkon mbështetjen e Portugalisë për heqjen e vizave për Kosovën

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 15:46
Foto ilustrim

Kryeparlamentari Glauk Konjufca priti sot në takim ambasadorin jo-rezident të Portugalisë për Kosovë, Jorge Ayres Roza de Oliveira, me të cilin ka diskutuar mbi mundësinë e zgjerimit të bashkëpunimit dhe avancimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve mike.

Me këtë rast, kryetari Konjufca i shprehu mirënjohje Ambasadorit portugez për përkrahjen të cilën shteti mik, Portugalia, i ka ofruar në vazhdimësi Republikës së Kosovës.

Kryetari i Kuvendit po ashtu kërkoi mbështetje të mëtejme për liberalizimin e vizave dhe për proceset që ka përpara shteti ynë, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, BE dhe në NATO, si dhe në organizata tjera ndërkombëtare.

Ndërsa, ambasadori Oliveira shprehu gatishmërinë për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe dhe ritheksoi mbështetjen e shtetit të tij për Kosovën në rrugën e integrimeve euroatlantike.  

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat