Ish-ushtari i UÇK-së: Kriminale as pushteti, as opozita ndonjë informacion për dialogun

Aktuale

Ish-ushtari i UÇK-së: Kriminale as pushteti, as opozita ndonjë informacion për dialogun

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 17:32
Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi

Ish-ushtari i UÇK-së dhe aktivisti shqiptar në Amerikë, Uk Lushi, në një postim në Facebook, ka kritikuar Qeverinë Kurti dhe partitë opozitare për mos-transpasrencë sa i përket dialogut Kosovë-Serbi.

Sipas tij, është e pabesueshme dhe ndoshta kriminale që as qeveria dhe as opozita nuk po e japin asnjë informacion se çka është duke u biseduar dhe ndodhur në dialog.

“Problemi me Serbinë është një problem jetik për qytetarët e gjallë të Kosovës dhe ata që ende nuk janë lindur, por politikanët negociojnë në fshehtësi. Kryeminstri Kurti, që sulmonte me furi parardhësit pse flisnin për Kosovën pa Kosovën, prej jo negociata- vetëvendosje ka ardhur në pozicion— takohem me Serbinë kur dhe ku të doni”, shkroi ai.

Ai tha se Kuvendi i Kosovës po hesht, kurse “qytetarët të tulatur s’ pipëtijnë ndërkaq prehen rrobat e fatit të tyre dhe krejt shqiptarëve për mbase një shekull”.

“Momentalisht dhe në të ardhmen e afërt nuk ka finale e populli mbahet në terr. Si është e mundur?! Si erdhëm në këtë distopi?!”, përfundoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat