Paralajmërohet kthimi i Listës “Guxo” në LDK, Nisma në PDK

Aktuale

Paralajmërohet kthimi i Listës “Guxo” në LDK, Nisma në PDK

Nga: N. Sh. Më: 19 tetor 2022 Në ora: 17:48
Lumir Abdixhiku dhe Vjosa Osmani

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami ka paralajmëruar se Lista Guxo do të kthehet në LDK.

Sipas tij, kjo do të bëhet me bekimin e Vjosa Osmanit dhe Lumir Abdixhikut.

Ai ka paralajmëruar edhe shkuarjen e Nismas në PDK, e kjo sipas tij, bëhet me bekimin e Hashim Thaçit e Kadri Veselit.

“Dy gjëra që do të jenë më ndryshe, në zgjedhjet e ardhshme!

1. Nisma kthehet ku ishte te PDK-ja, me bekimin e Thaçit- Veselit!

2. Guxo kthehet tek LDK-ja, aty ku e kanë vendin, me bekimin e Vjoses- Lumirit!

Gara do të jetë ashpër dhe aspak e lehtë!”, shkruan Islami në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat