Kurti ftesë opozitës, reagon Nushi: Në mëngjes i poshtëron, në mbrëmje i fton në takime

Aktuale

Kurti ftesë opozitës, reagon Nushi: Në mëngjes i poshtëron, në mbrëmje i fton në takime

Nga: N.E. Më: 19 tetor 2022 Në ora: 19:14
Anëtari i partisë Socialdemokrate, Nol Nushi

Anëtari i partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar pas ftesës së kryeministrit Albin Kurti për liderët opozitar.

Nushi ka shkruar se “opozita nuk ka asnjë arsye të shkojë në këtë takim. Debati duhet të zhvillohet në Kuvend, sepse negociatat nuk janë thjeshtë të liderëve, por janë interes publik”.

Sipas tij, nëse opozita shkon në këtë takim, i legjitimon negociatat sekretet Kurti- Vuçiqi.

Postimi i plotë:

Ne mengjes i poshteron me video propaganduese, ne mbremje i fton ne takime.

Opozita nuk ka asnje arsye me shku ne kete takim. Debati duhet te zhvillohet ne Kuvend, sepse negociatat nuk jane thjeshte te lidereve, por jane interes publik.

Nese opozita shkon ne kete takim, i legjitimojne negociatat sekrete Kurti - Vucic.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat