​Avokatura Shtetërore fillon procedurat për padi ndaj revistës franceze me shkrim dëmtues ndaj Kosovës

Aktuale

​Avokatura Shtetërore fillon procedurat për padi ndaj revistës franceze me shkrim dëmtues ndaj Kosovës

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 22:09
Rozeta Hajdari

Avokatura Shtetërore fillon procedurat për padi ndaj revistës franceze me shkrim dëmtues ndaj Kosovës

Kosova ka filluar procedurat për të ndjekur rrugët ligjore në lidhje me një shkrim dëmtues që një revistë franceze ka publikuar ndaj Kosovës.

Revista franceze “Le Petit”,në një prej artikujve të saj, ka paraqitur Kosovën si vendi i lindjes së manastireve ortodokse.

Për këtë ka reaguar ministrja e Tregtisë dhe Industrisë Rozeta Hajdari.

“Ashtu siç kemi deklaruar se do të ndjekim rrugët ligjore lidhur me publikimin dëmtues të Shtëpisë Botuese “Petit Fute” ndaj Republikës së Kosovës, ndjej obligim moral të ju njoftoj se sot kemi përcjellë kërkesën me të gjitha provat për inicim të padisë, te Avokatura Shtetërore, si organ kompetent për përfaqësimin dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative” , ka shkruar mes tjerash ministrja Hajdari në Facebook.

Shkrimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Ashtu siç kemi deklaruar se do të ndjekim rrugët ligjore lidhur me publikimin dëmtues të Shtëpisë Botuese “Petit Fute” ndaj Republikës së Kosovës, ndjej obligim moral të ju njoftoj se sot kemi përcjellur kërkesën me të gjitha provat për inicim të padisë, te Avokatura Shtetërore, si organ kompetent për përfaqësimin dhe mbrojtjen e Republikës së Kosovës në procedurat gjyqësore, të arbitrazhit dhe administrative.

Inicimi i padisë kundër Shtëpisë Botuese “Petit Fute” është bërë për arsye se e njëjta ka kryer veprime të kundërligjshme dhe të dëmshme për imazhin e Republikës së Kosovës, duke shkelur marrëveshjen e lidhur me Agjencinë për Investime dhe Përkrahje të Ndërmarrjeve-KIESA, duke mos publikuar materialin promovues të turizmit të dërguar nga KIESA, por ka publikuar një material që është kundërshtuar në vazhdimësi dhe ka bërë publikimin pa pasur miratim nga KIESA. Po ashtu, “Petit Fute” nuk ka ndërmarrë asnjë veprim për largimin e shkrimit të artikullit në faqet 94 dhe 95 të katalogut të tyre, përkundër kërkesës dhe paralajmërimit nga KIESA-MINT.

Historia e Republikës së Kosovës është e qartë dhe atë nuk mund ta ndryshojë askush. Ne jemi të përkushtuar që ta mbrojmë të vërtetën e historisë sonë, në mënyrë që ta mbrojmë dhe të ardhmen tonë përpara.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat