Krasniqi: Idenë e Escobarit për targa e propozova në gusht, Kurti po rrezikon vendin

Aktuale

Krasniqi: Idenë e Escobarit për targa e propozova në gusht, Kurti po rrezikon vendin

Më: 19 tetor 2022 Në ora: 23:47
Milazim Krasniqi

Profesori universitar, Milazim Krasniqi, foli për deklaratën e emisarit special të ShBA-së, Gabriel Escobar, i cili kërkoi shtyrjen e vendimit për targa edhe për 10 muaj të tjerë.

Kësisoj, për këtë Krasniqi tha se moratoriumin për targat në kohëzgjatje prej gjashtë muajsh e ka propozuar më 15 gusht 2022.

“Ideja ime ishte që të hiqej kjo temë nga rendi i ditës dhe Serbia të ballafaqohej me presionin e Perëndimit për sanksione ndaj Rusisë, gjë që do ta dobësonte pozitën edhe në raport me Kosovën”, shkroi ai në Facebook.

Gjithashtu, ai tha se kryeministri Albin Kurti po e rrezikon stabilitetin e vendit më 31 tetor.

“Kurti e shtyu për dy muaj, por ajo temë nuk u hoq nga axhenda. Albin Kurti po rrezikon stabilitetin e vendit më 31 tetor”, përfundoi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat