Nipi i Jakup Krasniqit kritikon ‘Stupcat’: Godisnin komandantët, e paskan mbajtur të fshehur hajninë mes vete

Aktuale

Nipi i Jakup Krasniqit kritikon ‘Stupcat’: Godisnin komandantët, e paskan mbajtur të fshehur hajninë mes vete

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 07:29
Stupcat

Pas publikimit të lajmit për dyshim të keqpërdorimit të mbi 150 mijë eurove te “Stupcat”, ka ardhur reagimi i nipit të Jakup Krasniqit, Ariani, i cili nuk ishte pajtuar asnjëherë me humorin që bënin ata duke u tallur me komandantët e UÇK-së.

“Keta qe godisnin komandantet dhe luften e flisnin per hajni sikur te ishin padronet e drejtesise, krejt skenaret i paskan pase te bazuara, por jo per te “verteten” qe e shisnin, por per ate qe e paskan mbajtur te fshehur, hajnine mes vete.

Moralizues gjithandej”, ka shkruar Arian Krasniqi në profilin e tij në Facebook.

Stupcat disa herë kishin bërë humor me personalitetin e Jakup Krasniqit, madje ata së fundi e paraqitën Krasniqin prapa grilave ku morën shumë komente negative nga familjarët e Jakup Krasniqit i cili po mbahet në Hagë në pritje të nisjes së gjykimit.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat