​Kryqit të Kuq të Kosovës i hakohet llogaria në Facebook

Aktuale

​Kryqit të Kuq të Kosovës i hakohet llogaria në Facebook

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 14:54
Foto ilustrim

Llogaria e Kryqit të Kuq të Kosovës në Facebook është hakuar për shkak të sulmit kibernetik.

Në njoftim thuhet se Kryqi i Kuq nuk ka qasje në faqen e saj, andaj çdo publikim i mundshëm aty nuk bëhet nga ana e tyre.

“Ekipet tona në bashkëpunim me Policinë e Kosovës janë duke tentuar që të kthehet nën kontroll administrimi në faqet tona zyrtare.

Po ashtu, Kryqi i Kuq i Kosovës është i gatshëm të pranojë ndihmën e secilit ekspert të fushës kibernetike që shpreh gatishmërinë për zgjidhjen e situatës”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat