Zëdhënësi i Qeverisë për draft-statutin: Është pa autor, Qeveria nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Asociacionit

Aktuale

Zëdhënësi i Qeverisë për draft-statutin: Është pa autor, Qeveria nuk e ka ndryshuar qëndrimin ndaj Asociacionit

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 18:21
Përparim Kryeziu

Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka komentuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, të cilin sot e ka publikuar media.

Në një përgjigje ai ka thënë se drafti është pa autor.

Kryeziu ka bërë me dije se Qeveria nuk ka ndryshuar qëndrim ndaj Asociacionit.

Sipas tij, Qeveria e Republikës së Kosovës do ta mbrojë Kushtetten dhe ligjet e Kosovës.

“Qëndrimi jonë për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe është i njohur, i qartë dhe i njëjtë. Asociacione që karakter themeltar kanë etninë bien ndesh me Kushtetutën e Republikës sonë dhe vet karakterit e shtetit tonë. Për më tepër, komunitetet jo-shumicë kenë nevojë për integrim, jo izolim. Sa i përket dokumentit që ka qarkulluar sot në media, ai përveçse draft, është pa autor. Në anën tjetër ne jemi Qeveri e Republikës së Kosovës që kemi kushtetutshmëri dhe ligje të cilat i mbrojmë dhe respektojmë”, ka thënë Kryeziu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat