Spahiu: Serbia po jep njohje veresi në këmbim të Asociacionit

Aktuale

Spahiu: Serbia po jep njohje veresi në këmbim të Asociacionit

Më: 20 tetor 2022 Në ora: 18:46
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu ka folur për dialogun Kosovë-Serbi dhe marrëveshjen finale.

Ai ka thënë se duket se Serbia është duke jep njohje ‘veresi’ në këmbim të Asociacionit.

“Në bazë asaj që pash që është publikuar një lloj marrëveshje potenciale duket sikur do të jetë blerje kohe sërisht, duket se do të jetë një marrëveshje e tipit të asaj para zyrës të presidentit Trump, me 4 shtator kur e vetmja gjë konkrete ishte njohja nga Izraeli dhe vendosja e ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Asnjë gjë nuk prodhoj ajo marrëveshje, por ajo cfarë është e re këtu duket si njohje veresi nga ana e Serbisë në këmbim të Asosciacionit.”, tha Spahiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat