Pas publikimit të emrave, reagon deputeti i VV-së: “Isha” i shqetësuar mos po del edhe emri i vëllaut tim, por...

Aktuale

Pas publikimit të emrave, reagon deputeti i VV-së: “Isha” i shqetësuar mos po del edhe emri i vëllaut tim, por...

Nga: A.SH Më: 20 tetor 2022 Në ora: 21:20
Mefail Bajqinovci

Pas publikimit të emrave të pronarëve të villave të sekuestruara në Brezovicë, ka reaguar deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci.

Ai ka ironizuar me me zyrtarët e PDK-së, duke thënë se “Isha” shumë i shqetësuar mos po del edhe emri i vëllaut tim, por "çuditërisht" po dalin zyrtarë dhe familjar të figurave kryesore të PDK-së”.

Postimi në Facebook:

Sot qenkan publikuar emrat e politikanëve, zyrtarëve të lartë dhe familjarëve të politikanëve që u janë sekuestruar vilat në Brezovicë, në zonën ku ndërtimet janë të palejuara.

“Isha” shumë i shqetësuar mos po del edhe emri i vëllaut tim, por "çuditërisht" po dalin zyrtarë dhe familjar të figurave kryesore të PDK-së.

Me këtë “harq” urime edhe punësimi i djalit të Kryetarit të Prizrenit në kompanin “Ekorigjioni” ku aksionar kryesor është komuna e Prizrenit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat