“Të kapi të rrehi si qenin more pis provokator”/ Geci publikon videon: Çfarë i tha Azem Hajdari, Hashim Thaçit në Tiranë?

Aktuale

“Të kapi të rrehi si qenin more pis provokator”/ Geci publikon videon: Çfarë i tha Azem Hajdari, Hashim Thaçit në Tiranë?

Nga: N. Sh. Më: 20 tetor 2022 Në ora: 22:11
Hashim Thaçi

Veprimtari i LDK-së, Halil Geci, ka publikuar një video ku flet për një ngjarje të viteve të 90-ta se çfarë i kishte thënë Azem Hajdari, Hashim Thaçit i cili kishte shkuar në Tiranë për t’u regjistruar në fakultet, transmeton gazeta "Bota sot".

Në video flitet se si Hajdari ishte takuar me disa studentë të Kosovës, ku aty ishte Hashim Thaçi dhe e kishte pyetur Hajdarin se çfarë mendon për Ibrahim Rugovën.

E pas kësaj pyetje Hajdari ishte treguar i ashpër me Thaçin dhe i ka thënë se vetëm je nga Kosova se do të kisha rrahur si qenin.

Geci shkruan se, kjo video është argument i fuqishëm se Thaçi ka qenë i shitur moti te pushtuesi.

Postimi i plotë:

Ja kjo video një argument i fuqishëm që Azem Hajdari e ndjek Hashim Thaçin si zagarin nga salla e qytetit, studenti tregon se ky qyfarë ka qenë i shitur qysh moti tek pushtuesi.

Azem Hajdari Thaçit ‘këput qafen e largohu nga këtu se po e fshi sallën me ty qenë pis qeni, ai që ma prekë figurën e Rugovës ja’ ……

Në vazhdimësi do ja publikoj një nga një tradhtitë e polarit i mbështetur nga tradhtarët e LDK-së në koalicionet e njëpasnjëshme në bashkëpunim me PDK-në, ku e sollën Kosovën buzë falimentimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat