Maliqi: Pa njohje të drejtpërdrejtë Serbia nuk ka pse pret kompromis të madh te Asociacioni

Aktuale

Maliqi: Pa njohje të drejtpërdrejtë Serbia nuk ka pse pret kompromis të madh te Asociacioni

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 00:05
Agon Maliqi

Njohësi i politikës, Agon Maliqi ka thënë se pa njohje të drejtpërdrejtë Serbia nuk ka pse pret kompromis të madh te asociacioni.

Maliqi në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se asociacioni e thyen balancin e Ahtisarit dhe pakica 5% nuk mund të ketë edhe fuqi vetoje mbi shumicën.

Postimi i plotë i Maliqi, pa ndërhyrje:

Pa njohje të drejtpërdrejt Serbia nuk ka pse pret kompromis të madh te asociacioni (drafti i sotëm nuk po më duket serioz thjesht sepse me ato formulime ligjore është i pakalueshëm).

Por një parim negociues i qeverisë mund të jetë që sa më shumë që Serbia të kërkojë te asociacioni, po aq duhet të minusohet nga të drejtat për pakicat në nivelin qëndror, përfshi ulëset në Kuvend, vetoja kushtetuese, dygjuhësia, etj. Asociacioni e thyen balancin e Ahtisarit dhe pakica 5% nuk mund të ketë edhe fuqi vetoje mbi shumicën, edhe të jetojë e ndarë për vete, sepse ky pastaj është sundim i pakicës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat