Haki Abazi i përzgjedh temat për konferencë

Aktuale

Haki Abazi i përzgjedh temat për konferencë

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 00:45
Haki Abazi

Deputeti i VV-së, Haki Abazi edhe nesër nga ora 10:00 do ta mbajë konferencës e së premtes në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ai ka renditur temat që do t’i trajtojë nesër në mëngjes.

“Nesër në ora 10:00 në konferencën për media: Reforma zgjedhore, për “propozimin Gjerman” për Asociacionin, shkatërrimet mjedisore në Bjeshkën e Belegut, regjistrimi i popullatës në Luginën e Preshevës. Ju mirëpres!”, ka shkruar Abazi.

Kjo është java e tretë që Abazi po mban konferenca ku adreson çështje të ndryshme që lidhet me aktualitetet.

Së fundmi ai ka shprehur pakënaqësi me partinë ku përket, ndërkohë që ka shprehur hapur mendimin e tij që Mimoza Kusari-Lila nuk duhet të jetë kryetare e GP të VV-së në Kuvend.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat