Mblidhet Qeveria Kurti, miraton dy vendime

Aktuale

Mblidhet Qeveria Kurti, miraton dy vendime

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 09:08
Qeveria e Kosovës

Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike.

Në të cilën ka miratuar dy vendime për ndarjen e nëntëmbëdhjetë milionë eurove, për zbatimin e Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Me vendimin e parë të miratuar në mbledhjen e 101-të të Qeverisë, janë ndarë pesë milionë euro për zbatimin e masës 3.7 Mbështetje për tejkalimin e krizës energjetike, në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike.

Ndërsa, me vendimin e dytë të miratuar në këtë mbledhje, janë ndarë mjete buxhetore në shumën prej katërmbëdhjetë milionë euro për zbatimin e masave shtesë në kuadër të Pakos për Ringjallje Ekonomike, të masës 3.6 Mbështetja e likuiditetit familjar.​

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat