​ASK dhe UNFPA: Regjistrimi i popullsisë, nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim

Aktuale

​ASK dhe UNFPA: Regjistrimi i popullsisë, nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 10:16
Pamje nga diskutimi publik “Regjistrimi i popullsisë – Nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim”

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dhe UNFPA kanë organizuar diskutimin e parë publik “Regjistrimi i popullsisë – Nevojë dhe domosdoshmëri për zhvillim”, për çka u tha se ky regjistrim i cili do të ndodh vitin e ardhshëm do të jetë shumë më i ndryshuar nga ai i vitit 2011.

Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Liza Gashi se regjistrimi i popullsisë qe do te ndodh vitin tjetër do të shërbejë për planifikim në 20 vitet e ardhshme.

Gashi tha se regjistrimi i popullsisë është proces i rëndësishëm dhe bazament për te njohur se çfarë masa dhe politika mund të ndërtohen.

Mimoza Dushi profesoreshë në UP tha se regjistrimi i popullsisë është një prej projekteve më të mëdha që organizohet nga shtetit dhe si bazë shkencore që kërkon shumë ekspertë.

Regjistrimi i popullsisë tha ajo, politikbërësve iu ofron të dhëna për planifikimin e shtetit për zhvillim ekonomik dhe politikave të tjera.

Ajo tha se këtë vit regjistrimi do të bëhet jo duke plotësuar fizikisht formularin por përmes tabelave, ndërsa kërkoi mbështetje të madhe financiare edhe nga Qeveria.

Drejtori i Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati tha se Regjistrimi ka një ndryshim madhor krahasur me atë të 2011 dhe se tashmë Kosova po i bashkohet edhe vendeve të Ballkanit dhe Evropës që e ka kryer regjistrimin.

Si sfidë për regjistrimin i cili do të nis vitin e ardhshëm, Kastrati renditi sigurimin e pajisjeve teknologjike si tabletët që do të nevojiten për këtë proces.

Kastrati tha se janë në fazën përfundimtare të pyetësorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat