Ministrja gjermane i drejtohet BE-së: Ia keni premtuar vizat Kosovës, duhet të ndodh tani

Aktuale

Ministrja gjermane i drejtohet BE-së: Ia keni premtuar vizat Kosovës, duhet të ndodh tani

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 14:51
Annalena Baerbock

Ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde ka shpërndarë një fjalim të ministres së Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.

Sipas tij, ajo sot ka përmendur sot liberalizimin e vizave për Kosovën.

Ajo në një adresim ka thënë se Kosovës për disa vite me radhë i është premtuar heqja e vizave dhe se kjo duhet të ndodhë tani.

“Ministrja e Jashtme Annalena Baerbock në deklaratën e saj hyrëse të takimit të sotëm të ministrave të jashtëm me partnerët e Procesit të Berlinit theksoi fuqishëm se BE ka premtuar liberalizimin e vizave për Kosovën prej vitesh tani dhe se duhet ta përmbushë atë”, shkroi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat