“Politikan pa fije turpi”/ Islami ‘godet’ ashpër Isa Mustafën

Aktuale

“Politikan pa fije turpi”/ Islami ‘godet’ ashpër Isa Mustafën

Nga: N. Sh. Më: 21 tetor 2022 Në ora: 17:11
Isa Mustafa

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat, Gazmend Islami ka reaguar ndaj ish-kryeministrit të Kosovës, dhe ish-kreut të LDK-së, Isa Mustafës.

Islami thotë se, Mustafa është politikan idiot dhe pa fije turpi, ku po e kthejnë betejën me Serbinë në betejë vëllavrasëse.

Islami në reagimin e tij në Facebook, thotë se, Mustafa e ka sakatos LDK-në dhe i ka humbur të gjitha zgjedhjet sa ishte kryetar i saj.

Postimi i plotë:

Politikan idiot, pa fije turpi, në momentet vendimtare për Kosovën, barikadohen haxhi qamilat, dhe prap betejën me Serbinë e kthejnë në betejën vëllavrasëse!

Isa Mustafa ende mendon tek pushteti, ende mendon se nuk është realitet se ku është tash, njeriu që ka humbur të gjitha zgjedhjet sa ishte kryetar i LDK-së, njeriu që ishte dashnorja e PDK-së, sa herë ju ka dasht, ju ka shkua në shtrat, e tash ende përpëlitet me ato idhnime të një dinaku!

Njeriu që e ka sakatos LDK-në, e ka çuar në breg varri, kundërshtar e anti Rugovist sa ishte pjesë e bandës së Bukoshit!

Ketij soji, nuk duhet me i dhanë hapësirë në mediat tona!

Memli i shkret, e ka marrë timonin e lokomativës, pa ditur e pa pasur leje për qarkullim, ai në asnjë format, nuk del të ketë qëndrim të qartë politik, se nuk dinë çka përfaqëson dhe kush është!

Kosova nuk është as e LVV-së e asnjë subjekti politik, nëse humb Kosova, humbim të gjithë, dëmet janë të pariparushme!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat