Dr.Blerim Syla tregon pse dha dorëheqje ish-ministri i shëndetësisë Rifat Latifi

Aktuale

Dr.Blerim Syla tregon pse dha dorëheqje ish-ministri i shëndetësisë Rifat Latifi

Më: 21 tetor 2022 Në ora: 23:26
Blerim Syla

Ish-kryetari i Federatës e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës, Blerim Syla, ka thënë se dorëheqja e ish-ministrit të shëndetësisë, Rifat Latifit, ka ardhur si pasojë e mos e bashkëpunimit të mirëfilltë me kryeministrin, Albin Kurti.

Syla shprehet se ish-ministri Latifi ka qenë i kontrolluar gjatë gjithë kohës nga qeveria, madje nuk ka pasur guximin as të marrë ndonjë vendim të vetëm.

“Unë në takimin e vetëm të parin dhe të fundin me profesor Latifin, se kam njoftë përpara përveç si profesionist i mirë i respektum i kam thanë a vendos ti vet? Kjo ka qenë pyetja ime a i ki paret ti? A do të vendosni ju për politikat apo duhet me pyet dikënd tjetër, për fat të keq aty ka qenë një eksponent i qeverisë i cili vetëm vëzhgojke dhe Z.Latifi nuk guxojke, me fol ai ishte i kontrolluar. Z.Latifi nuk e pranon këtë por po e them të vërteten nuk do të flas me emra por e vërteta është kjo. E dyta ka pasur bojkot brenda, sipas informatave që i kemi ne nuk kanë pasur bashkëpunim të mirëfilltë pa pasur këta dy bashkëpunim të mirëfilltë nuk munden me u bo politikat zhvillimore të shëndetësisë mandej emërimet në bordin e SSHKUK-së mandej emërimet në QKUK këto krejt kanë bërë një seri problemesh të cilat Z.Latifi as që ka mundur edhe me pas dashtë me i zgjedh këto probleme”, ka deklaruar doktori.

Por pa marrë parasysh situatës, Syla ka vlerësuar ish-ministrin Latifi për korrektësinë e tij gjatë periudhës sa ishte ministër.

“Mua më ka pëlqy se ka qenë shumë korrekt për pjesën e buxhetit ka thanë 5 deri 10 vjet diku i bie kjo punë por me të vërtetë me këtë trend që kanë shku unë kam frikë se do të shkojë edhe më keq”, ka potencuar Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat